Transmetuar më 06-05-2014, 10:57

Durrës, 6 maj 2014, NOA.al- Hidhet nga kati i katërt i pallatit një 45-vjeçare në Durrës. Sipas informacioneve të policisë, gruaja ka tentuar të kryejë vetëvrasje, por fatmirësisht ka rënë mbi një pemë.
45-vjeçarja kishte konsumuar detergjent rrobash, dhe më pas ka rënë nga pallati. Ndërkohë, bëhet me dije se aktualisht gruaja ndodhet në spitalin e Durrësit, jashtë rrezikut për jetën.
Sipas policisë, dyshohet se 45-vjeçarja Mirela Myshketa kishte konflikte me bashkëshortin, ndaj dhe ka tentuar ti jap fund jetës. /e.gj/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





