
Tiranë, 6 maj 2014, NOA.al- Pas një pune disa mujore, policia e Tiranës ka e mundur të finalizojë me sukses operacionit “Nata me shi”, duke prangosur dy, 22 vjeçarëve, të cilët akuzohen për më shumë se katër vjedhje të kryera në bashkëpunim.
Sipas policisë shtetasit Franci Myzafer Jashari, 22 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë dhe Aleksandër Bashkim Hasani, 22 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Laprakë, i pa dënuar më parë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer disa vjedhje në kryeqytet.
Policia informon së në bazë të hetimeve të bëra rezulton se shtetasit e mësipërm janë autorë të vjedhjeve të ndodhura më datë 08 qershor 2013, datë 22 qershor 2013, datë 29 nëntor 2013 dhe datë 25 mars 2014.
Me cilësinë e provës material shtetasve të sipërpërmendur ju sekuestruar dy televizorë plazma 42 polësh, të markës Fuego dhe LG, me ngjyrë të zezë së bashku me dy pultet përkatëse si dhe dy aparate telefoni celularë. /e.gj/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





