Transmetuar më 06-05-2014, 09:54

Tiranë, 6 maj 2014, NOA.al-  Një 28 vjeçar ka tentuar të vjedhë me armë një market në Tiranë.  Ngjarja është regjistruar mbrëmë në rrugën  “Loni Ligori”, në Unazën e re, ku shtetasi  Vilson Staf Bunga 28 vjeç, lindur në Burrel dhe banues në  Tiranë, i dënuar për vjedhje dhe një serë veprash penale, ka hyrë i maskuar në marketin e shtetasit H.K dhe nën kërcënimin e pistoletës ka tentuar ti grabisë të gjitha paratë e xhiros ditore.

Ndërhyrja e menjëhershme e policisë ka bërë të mundur prangosjen e 28 vjeçarit dhe shoqërimin e tij për në komisariat.

Policia informon se në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë dhe një krehër me 7 copë fishekë. /e.gj/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit