
Gjirokastër, 6 maj 2014, NOA.al- Sekuestrohen 30 kg mariuanë në aksin rrugor Gjirokastër-Uji i Ftohtë.
Policia informon se nga informacionet e marra, një automjet tip citroen po transportonte lëndë narkotike të marrë në Lazarat në drejtim të Tiranës. Pas ndalimit të makinës ka rezultuar se informacion i ishte i saktë dhe në automjetin Citroen me targa AA 591 IH, që drejtohet nga 61 vjeçari Ndue Marku banues në Mirditë , ishin të fshehura 23 pako mariuanë.
Sipas policisë droga ishte fshehur në shasinë e automjetit poshtë sedijes së pasme në një dhomë të krijuar enkas për të fshehur lëndën narkotike.
Policia ka sekuestruar lëndën narkotike dhe ka arrestuar 61 vjeçarin.
Ky është operacioni i dytë i realizuar nga policia e Gjirokastrës, brenda 24 orëve. Dje forcat e policisë arritën të sekuestronin rreth 500 kg Mariuanë gjatë operacionit të Koduar “Udin”. /e.gj/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





