Transmetuar më 06-05-2014, 08:22

Tiranë, 6 maj 2014, NOA.al- Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore, për ditën e Martë, 6 maj 2014.

Gazeta “Panorama”, hapet me shkrimin, “ Termat e koduar, zbardhen përgjimet për shefin e antidrogës. Prokuroria zbardh bisedën.

-Garda ndalon fotot e Enverit te dëshmorët.

-Qeveria propozon 70%. Legalizimet ulet fondi 50% për pronarët.

Gazeta Shqiptare” vë në fokus kryesor shkrimin, “ Piramidat, përfitojnë 30% e ish kreditorëve. Firma, administratori publikon numrat për të interesuarit.

-Majko dhe fëmijët në Përmet nderojnë me grushtin lart.

-Nisma e qeverisë, PD dhe LSI kundër draftit , flet Vasili: Drafti krientelist.

-Replika për gjuhën , Akademia e Shkencave:Diskutimet nuk janë krim

Gazeta “Shekulli”, hapet me shkrimin, “ Pronat, edhe një vit AKKP.

-Miratohet ligji i ri për legalizimet te përcaktohet vlera e tokës.

-Ligji për arsimin e lartë, PD-LSI kundër ndryshimeve.

Gazeta “Shqip” ka si argument kryesor, “  Strasburgu po na falimenton! Gjobat e renda për pronat po vënë në vështirësi financat e shtetit.

-Shefi i antidrogës, Spiun” i italianëve.

-Nishani shmang “përballjen” me Ramën dhe Metën

-Rama , italianëve: Këto do të gjeni Amerikën.

-Basha: Do të hetojmë kupolën e trafikut të drogës.

Gazeta “Koha Jone”, hapet me shkrimin, “"Universiteteve publike u kanë ngrënë mishin, tani disa duan t’u hanë edhe kockat" . ARTAN FUGA: Politikanët nuk e pranojnë intelektualin."Mendoj se ende nuk kemi shtet ligjor, por kemi pluralizëm politik… Shefat e partive kanë nevojë për një zyrë shtypi, për një stacion televiziv dhe një podium".

-Vendimi i Qeverisë, si do të ribëhet regjistrimi i pasurive të paluajtshme.

-Grasso-Metës: Italia, mbështetëse e fortë e Shqipërisë për në BE.

Gazeta “MAPO” ka si shkrim kryesor, “Mjerimi i rrëfyer me foto. Ja pse në spitalet shqiptare  nuk mund të shërohesh dot. Serum mbi karrige e tavolina, mungesë mjetesh bazë dhe shtretër që mbahen mbi tulla. Pamjet e spitaleve në Shqipëri tregojnë mjerimin.

-Deputetët e PS, polemikë me qeverinë: Jo më arnime me pronat dhe legalizimet.

-Meta-Grasso:  Italia, avokat i Shqipërisë në BE.

-trafiku i drogës,

-Basha: Të fillojë urgjent komisioni hetimor  “

Gazeta “Shqiptarja.com”, ka si kryeartikull, “Vendimi. Ja si do t’u kompensohen tokat ish-pronareve. Zbardhet vendimi i Këshillit të Ministrave për mënyrën e dëmshpërblimit dhe përcaktimin e faturës financiare  për shlyerjen e detyrimeve.

-Pozite-opozite, te ndare me5 maj, nishani shmang Ramen.

-Grasso: Edhe të rinjtë të mobilizuar kundër krimit. Presidenti i Senatit italian në Tiranë: Luftoni korrupsionin.

-Deputetët: Kërcënimet e Bashës s’trembin askënd. Aleatët e indinjuar. /e.gj/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit