Transmetuar më 05-05-2014, 22:00

Pikat e zeza në fytyrë janë një shqetësim i vërtetë estetik, i cili prish jo rrallë humorin e qindra femrave.

Por për të shpëtuar nga ky problem në fytyrë, ju duhet të provoni patjetër një maskë tejet të thjeshtë dhe natyrale.

Përzjeni në mikser 5 luleshtrydhe, hidhni brenda të bardhën e një kokrre vezë dhe një lugë mjaltë. Kur të gjithë elementët të jenë përzjerë në mënyrë homogjene, aplikojeni këtë masë në fytyrë.

Pasi të keni lyer mirë pjesët e fytyrës ku keni pika të zeza, lëreni këtë maskë për 20 minuta dhe më tej lajeni fytyrën me ujë të ftohtë të bollshëm.

Tre përbërësit e përdorur për këtë maskë, ndihmojnë për të pastruar në thellësi pikat e zeza dhe për ta mbajtur lëkurën të butë. Një maskë të tillë këshillohet që ta përdorni një herë në javë./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit