
Kufoma e një gruaja u gjet në një rrugë dytësore në periferi të Firenzes në Itali. Trupi ishte lidhur pas një hekuri i kryqëzuar, me duart e hapura dhe e zhveshur e gjitha.
Procedurat e identifikimit të saj vijojnë ende, ndërsa paraprakisht dyshohet se bëhet fjalë për një vajzë rumune 26 vjeçare.
Kufoma ishte e gjitha e zhveshur ndërsa mbante në trup vetëm një palë atlete dhe çorape. Ishte një banor i zonës ai që dha alarmin pasi kishte dalë shëtitje me biçikletë kur pa trupin e pajetë të gruas anës rrugës.
Nga ana e hetuesve dyshohet se e reja mund të jetë abuzuar seksualisht dhe më pas të jetë kryqëzuar, duke bërë që të gjejë vdekjen si pasojë e dëmtimeve të pësuara.
Duart e saj ishin të lidhura me ngjitës, ndërsa i kishte të gjakosura, çka shton dyshimet se ka tentuar që të shpëtojë./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





