Transmetuar më 05-05-2014, 21:11

Universiteti i Utah në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka bërë një zbulim të rëndësishëm lidhur me kohën kur themi gënjeshtra.

Shkencëtarët zhvilluan disa testime ndaj një grupi personash në orare të ndryshme të ditës, për të matur shpeshtinë e gënjeshtrave dhe momentin kur gënjejmë më pak.

U zbulua se gjatë mëngjesit njerëzit gënjejnë më pak krahasuar me pasdite ose me orët e tjera të darkës.

Duket se njerëzit janë më të sinqertë në mëngjes krahasuar me orët e tjera të ditës, ku sa më shumë orë kalojnë, aq më shumë shtohet doza e gënjeshtrave.

Ndaj nëse duhet të merrni vendim të rëndësishme, studiuesit thonë se është më mirë se sa në orët e pasdites. Nëse synoni të gënjeni atëherë orët më të mira janë ato të mbrëmjes./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit