
Pisa, 5 maj 2014, NOA.al- Policia italiane në zonën e Pisa, zbuloi një apartament që shërbente si laborator për ruajtjen dhe përpunimin e lëndës narkotike, i menaxhuar nga një çift, një i ri shqiptar dhe bashkëjetuesja e tij rumune.
Në shtëpinë e dy të rinjve, policia gjeti 4 kilogramë heroinë të pastër, 55 kilogramë kanabis, shumën e parave prej 22 mijë eurosh, si dhe pajisje të tjera për paketim dhe presim.
Nga ana e policisë u bë e ditur se nëse lënda narkotike do të kishte dalë në shitje, do të kishte sjellë gjysmë milionë euro fitim.
Bashkë me çiftin në pranga përfunduan edhe një italian dhe tunizian të cilët sapo kishin blerë 270 gramë lëndë narkotike./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





