Transmetuar më 05-05-2014, 13:19

Greqi, 5 maj 2014, NOA.al- Një tragjedi ka ndodhur në brigjet e Samos mëngjesin e sotëm. Dy varka me 60-65 pasagjerë në bord janë mbytur. Nga kjo tragjedi, dy persona janë gjetur të mbytur dhe fatmirësisht janë shpëtuar 37 persona.
Në vendngjarje kanë mbërritur helikopter dhe varka shpëtimi, të cilët kanë nisur kërkimet për personat e tjerë të cilët rezultojnë të humbur.
Nga të dhënat e parë mendohet se varkat ishin të mbushur me emigrantë, por ende nuk dihet se nga cili vend ishin nisur. /e.gj/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





