Transmetuar më 05-05-2014, 12:09

Tiranë, 5 maj 2014, NOA.al-  Një 55-vjeçar, pronar i një pike skrapi në Kamëz, Tiranë ka rënë pre e një grabitje me armë.

Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme në rrugën ”Berluskoni”  në Kamëz, kur një person i armatosur i ka zënë rrugën 55-vjeçarit H.M.

Ky i fundit mbante në dorë një çantë brenda së cilës ndodhej shuma prej 6.5 milionë lekë të vjetra.  Ai është përpjekur të ruajë çantën por grabitësi ka qëlluar një herë me armë në ajër për ta paralajmëruar atë dhe më pas i ka rrëmbyer çantën nga dora.

Pas grabitjes, autori është larguar me shpejtësi, ndërsa biznesmeni njoftoi policinë. Burime nga policia thanë për NOS-n, se 55-vjeçari u përball me grabitësin në momentin që po kthehej në shtëpi.

Dyshohet se autori ka pasur dijeni për itinerarin e biznesmenit dhe shumën e parave që ai do të transportonte në banesë. Policia ka shoqëruar disa të njohur të të dëmtuarit ndërsa po vazhdon hetimet për identifikimin e autorit të ngjarjes./k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit