Transmetuar më 05-05-2014, 11:30

Tiranë, 5 maj 2014, NOA.al-  Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, priti në një takim Presidentin e Senatit të Italisë, Pietro Grasso.

Pas takimit kreu i Kuvendit shprehu vlerësimin maksimal për bashkëpunimin, politik dhe ekonomik mes dy vendeve.

Meta tha se Italia është përkrahëse dhe avokate e vazhdueshme e Integrimit të Shqipërisë në BE.

Kreu i Kuvendit u shpreh se Shqipëri është e gatshme të rrisë edhe me tej bashkëpunimin ekonomik me Italinë.

Nga an e tij z. Grasso, në fjalën e tij shprehu gatishmërinë e Italisë për të mbështetur edhe më tej Shqipërinë drejt rrugës së integrimit në Bashkimin Europian. /e.gj/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit