Transmetuar më 05-05-2014, 09:15

Fushë-Krujë, 5 maj 2014, NOA.al-  Një tjetër shpërthim me eksploziv është dëgjuar në Fushë-Krujë. Këtë herë  shpërthimi ka qenë në fshatin Arameras, rreth orës 21:05 të mbrëmjes së djeshme.

Sipas policisë lënda shpërthyese është hedhur në oborrin e shtëpisë së shtetasit Artur Karaj.

Për fat të mirë nuk ka pasur dëmtime në njerëz, por vetëm dëme të  mëdha materiale, është dëmtuar një pjesë e shtëpisë, oborri dhe makina që përdorej nga shtetasi Artur Karaj.

Policia ka nisur hetimet për shkaqet dhe identifikimin e autorëve.  /e.gj/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit