
Gjirokastër, 5 maj 2014, NOA.al- 500 kilogram drogë e llojit mariuanë është sekuestruar mbrëmë vonë nga policia e Gjirokastrës. Sipas policisë sekuestrimi i drogës u bë në kuadër të operacionin “Udin”, në afërsi të fshatit Hoshtev.
Nga të dhënat e policisë mësohet se, droga ishte e ndarë në 15 çanta dhe vinte nga Lazarati. Nga Lazarari deri në Hoshtev, droga është transportuar me dy automjete një “Land Rover” dhe një “Jeep”, për tu transportuar më pas me mushka drejt Përmetit.
Sasia e drogës është sekuestrua në një përrua kur shtetasi Niko Rivizo po bëntë dorëzimin e saj dy shtetasve të tjerë, të cilët janë shpallur në kërkim nga policia.
Gjatë këtij operacioni, policia ka bërë të mundur sekuestrimin e sasi së drogës dhe arrestimin e shtetasit Niko Rivizo./e.gj/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





