Transmetuar më 04-05-2014, 20:20

Ky është horoskopi ditor për ditën e hënë, 5 maj 2014, që Noa.al sjell për ju. Yjet sugjerojnë se këtë fillimjavë duhet të shpenzoni më shumë kohë me familjen tuaj. Bisedoni më shumë për fëmijët tuaj, prindërit dhe të afërmit e tjerë. Gjysma e dytë e ditës nuk është e keqe për aktivitetet dhe argëtime këtë të hënë.

Dashi

Trimëritë lërini mënjanë sot. Po përjetoni një situatë qetësie dhe rahatie të brendshme. Kjo është gjë e mirë.  Edhe pasditja do të kalojë duke dëgjuar muzikë ose duke bërë një gjumë të qetë, i cili do t’ju ndihmojë të kthjelloni shumë mendimet tuaja.

Demi

Të gjitha problemet që keni duhet t’i lini mënjanë sot.  Armët tuaja më të mira, janë butësia, buzëqeshja, dashamirësia dhe miqësia.  Femrat e lindura në këtë shenjë, janë të veçanta dhe tërheqëse dhe sot e tregojnë dukshëm këtë fakt.

Binjakët

Atmosfera e sotme nuk ofron asgjë të veçantë as nga ana psikologjike dhe as nga ajo fizike.  Ndryshe nga ditët tjera kur ju hanë duart për punë, sot do përtoni. Por a nuk është gjë e mirë edhe kjo, sepse mund t’ju shërbejë për të pushuar dhe për t’u relaksuar.

Gaforre

Një ditë pozitive do të shënojë për ju e hëna e 5 majit 2014. Në këtë ditë do të vendosni të ndërmerrni zgjidhje konkrete për disa mosmarrëveshje, të cilat do të zgjidhen në mënyrë shumë pozitive për ju, sidomos ato që kanë lidhje me çështjet e zemrës.

Luani

Dita e 5 majit për ju të Luanit do të jetë një ditë krize.  Kuptohet krizë përsa i takon çështjeve të zemrës, sepse gjërat në punë janë mjaft në rregull.  Por dhe kriza shpirtërore nuk do të jetë ndonjë fatalitet i madh pasi do të bëjë të mendoni shumë thellë dhe t’u jepni përgjigje disa problemeve të bartura.

Virgjëresha

Kjo është një ditë të mrekullueshme për marrëdhëniet tuaja personale.  Ëndrrat e partnerit tuaj dhe shpresa për të zgjidhur pozitivisht çështjet e zemrës do të  shpërblehen me një zgjidhje pozitive.

Peshorja

Kënaqësitë seksuale kanë marrë një rëndësi të veçantë sot.  Ky ndikim do të bëjë që të mos mendoni në mënyrë racionale për shumë gjëra sot. Mos e mbani mendjen vetëm në një çështje sot, por mendoni edhe për gjëra të tjera të rëndësishme.

Akrepi

Është koha për të vendosur ndjenjat, fantazitë dhe imagjinatën, në  gjendje të lirë.  Këtë mund ta bëni duke kaluar kohë në ambiente relaksuese, ose me fëmijët dhe familjen tuaj. Ata do të jenë frymëzimi juaj.

Shigjetari

Nuk ka nevojë për të udhëtuar në vende të largëta për të gjetur paqe në shpirtin tuaj. Ju jeni një “endacak”, por mbani parasysh se edhe një udhëtim i vetëm mund të jetë gjithçka.  Përveç udhëtimit, njeriu mund të rrijë edhe në shtëpi me familjen dhe të kënaqet, apo edhe duke parë një film apo lexuar një libër.

Bricjapi

Kjo është një kohë e mrekullueshme për t’u dhënë fund aventurave. Sugjerimi nuk është i rekomandueshëm për të gjithë ju të shenjës së Bricjapit, por për ata që kanë vënë në plan të parë familjen. Ju që jeni në prag të krijimit të një raporti dashuror, jeni në rrugë të mbarë, shijojeni.

Ujori

Sot, një shkëmbim emocional pozitiv është shumë i rëndësishëm për ju. Po ashtu çdo lidhje shpirtërore që keni me njerëz pas të cilëve jeni të afeksionuar. Tre anëtarë të familjes tuaj kërkojnë kujdes dhe vëmendje nga ju. Mos ngurroni t’ua jepni sepse do t’ju kthehet me të njëjtën monedhë.

Peshqit

Ngjarjet e sotme do t’ju ngjallin ndenja të reja dashurore. Duhet të lini mënjanë tekat e kota. Nuk ia vlen të këmbëngulësh për realizimin e një gjëje e cila dhe për vete ju nuk ka shumë rëndësi. Gëzojuni asaj që keni pasi klasifikoheni si njeri me fat. /e.gj/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit