
Flamurtari hedh një hap gjigant drejt fitimit të titullit kampion në basketboll për femra, pasi fitoi dhe finalen e dytë me Apoloninë e Fierit me rezultatin 74-64, citon Supersport.
Në takimin e luajtur në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, skuadra e Toskës ishte dominuese nga starti i sfidës duke qenë gjithmonë në kryesim përballe fierakeve që ndezën një rreze drite vetëm në fundin e lojës.
Skuadra e Apolonisë dhe pse u përpoq nuk arriti të përballojë vlonjatet, që të udhëhequra nga Elektra Zykaj, që ishte dhe shënuesja më e mirë me 23 pikë, e merituan suksesin aq më tepër që ju rikthye dhe kapitenia e tyre në parket.
Skuadra fierake ja la gjithmonë iniciativën vlonjateve, që provuan shpeshherë nga vija për tre, goditje që vendosën dhe lojën.
Ekipi i Apolonisë vetëm në pjesën e fundit ngushtoi diferencën në 59-57, por Flamurtari u shkëput menjëherë në 68-61.
Konti me një goditje të saktë për tre shkurtoi diferencën në 68-64, por një faull i pa dhënë për fierakët, acaroi situatën në parket, me Kontin që la parketin e Apoloninë, që humbi 74-64 në fund.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





