Transmetuar më 04-05-2014, 16:55

Shqipëria ka një tjetër kampion bote në Kik Boks, citon Supersport.

Brus Jakupi, kampion i vendit në fuqi, ka fituar medaljen e artë në Botërorin e amatorëve që po zhvillohet në Spanjë, për të rinj në peshën 63 kilogram, duke u shpallur kampion bote pas Myftarit dhe Shehajt.

Ndërkohë që vëllai i tij, Stiven Jakupi u rendit i treti në peshën deri në 58 kilogram duke marrë medalje bronzi, po në kategorinë e të rinjve.

Me këta dy sportistë, Shqipëria e mbylli pjesmarrjen e saj në Botërorin e Spanjës me 3 kampion bote, duke fituar katër medalje të arta, një argjendi dhe dy bronzi.

Në total, për Shqipërinë në këtë Botëror morën pjesë gjashtë atletë dhe ky kompeticion mund të konsiderohet si tejet i suksesshëm për përfaqësuesen kuqezi të Kik Boksit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit