Transmetuar më 04-05-2014, 15:50


Këngëtarja dhe ish ylli i Disney nuk ndalon së qenuri në vëmendjen e medias. Këtë herë ajo ka bërë shpenzime marramendëse, për diçka që jo shumëkush do ta vlerësonte.
Ajo ka harxhuar plotë 25 mijë dollarë, rreth 18 mijë euro, për një tendë indiane. Kjo është një nga blerjet e shumta të Cyrus, të cilat njëkohësisht janë të kushtueshme. Tenda ka si pikturë një kalë indian.
Ajo ka zënë vend në qendër të kopshtit të vilës së këngëtares, në Studio City në Kaliforni. Cyrus është shprehur se kjo është dhurata që i ka bërë vetes me rastin e 21 vjetorit. /a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





