Transmetuar më 04-05-2014, 14:48

Flokët me kaçurrela janë shumë delikatë. Ato tentojnë ndonjëherë të jenë të thatë dhe mbi të gjitha, nëse nuk kujdeseni shumë, mund të jenë të çrregullt dhe pa shkëlqim.

Për t’i dhëne jetë flokëve kaçurrela është e rëndësishme që të kujdeseni me kujdes me maska specifike. Përpara se të procedoni me shampon është e rëndësishme të ushqeni deri në rrënjë flokun.

Në këtë rast nuk është e rëndësishme që të harxhoni shumë me produktet hiper teknologjike. Vaji i ullirit vaji i lulediellit dhe vajin argan janë perfekt  për t’i dhënë elasticitet dhe hidratim flokëve tuaj.

Kini kujdes se për të pasur rezultate të mira është e rëndësishme që t’i aplikoni tek flokët e njomë dhe t’i lini të veprojnë të paktën për 20 minuta.

Për të pasur flokë të butë dhe të shëndetshëm është e rëndësishme që t’i dedikoni pak minuta në kujdesjen e flokut duke i bërë një hair mask.

Në treg ndodhen shumë dhe me çmime të ulëta, por mund të bëni dhe më të mira në shtëpi duke përdorur përbërësit e thjeshte si mjalti, vezët, kosi , vajin e ullirit dhe frutat. /a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit