
Bongani Nyoni, është një burrë dhe baba 42 vjeçar, i cili ka përfunduar në burg, pasi tradhtoi bashkëshorten. Nyoni u strehua politikisht në Kanada, pasi u ankua se në vendin e tij, në Zimbabve, keqtrajtohej dhe torturohej.
Ai e ka tradhtuar bashkëshorten e tij me tre gra të tjera dhe i ka infektuar të gjitha ato me virusin HIV. Tani Nyoni është shpallur fajtor për mashtrim seksual, pasi ka kryer marrëdhënie intime me femra, pa u treguar atyre se ishte bartës i virusit HIV.
Ai do të kalojë 13 vite në burg dhe do të dërgohet sërish në Zimbabve, pasi të kryejë dënimin në Kanada. Nyoni është pronar i një kompanie larje zyrash në Edmonton, vend në të cilin ka punuar rregullisht për 2 vite rresht dhe u ka dërguar të ardhura në vlera monetare, të afërmve të tij në Zimbabve.
Në gjykatë Nyoni ka treguar se ai i ka bërë të ditur të gjitha femrave, madje edhe gruas së tij se është bartës i sëmundjes së shekullit dhe se ka përdorur masa mbrojtëse, si prezervativ, gjatë aktit seksual. /a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





