Transmetuar më 04-05-2014, 13:22

Këngëtari i njohur Adrian Gaxha ka prezantuar vëllanë e tij, duke postuar një foto bashkë me të në "Instagram".
Habia e fansave të tij ishte se të dy vëllezërit ngjanin aq shumë sa komentet e shumta flisnin për faktin se vëllai simpatik i këngëtarit të suksesshëm, Dritoni kishte të njëjtën pamje.
Sytë blu, buzëqeshja dhe koka qerose ishin karakteristikat e përbashkëta të dy vëllezërve. “My brother @dritongaxha me papagallin e vet”, ka shkruar Adriani në profilin e tij zyrtar në rrjetin social "Instagram"./a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





