Transmetuar më 04-05-2014, 13:09

Një gjyqtar në shtetin amerikan të Pensilvanisë ka vendosur se shtëpia, e vlerësuar rreth 280 mijë dollarë, duhet të shitet në ankand për “të paguar” faturën e papaguar prej 6,3 dollarësh.

Shtëpia ishte shitur rreth 116 mijë dollarë.Edhe pse ai shprehu keqardhje, gjyqtari tha se nuk e ka ndërmend të ndryshoj vendimin.

Eileen Battisti, pronare e shtëpisë, u përpoq për të “ndrequr” vendimin, duke pretenduar se ajo nuk ishte e informuar sa duhet, ose e njoftuar me vonesë, si për borxhin, ashtu edhe për vendimin e gjykatës.

“Unë jam e ve, duke rritur tre fëmijë dhe unë dua t’i dërgoj ata në kolegj. Po, më është dashur kohë të paguaj faturat, por i kam paguar. Të ma ‘vjedhin’ shtëpinë për 6 dollarë është qesharake”, është ankuar pronarja e shtëpisë, për mediat lokale. /a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit