Transmetuar më 04-05-2014, 11:28

Korçë, 4 maj 2014, NOA.al- Policia e Korçës ka vënë në pranga 40 vjeçarin Ylli Tango, i cili është kapur me 6 çanta lëndë narkotike të dyshuara si cannabis sativa.
Sipas policisë së Korçës bëhet e ditur se 40 vjeçari Tango është arrestua në flagrancë, në vendin e njohur si Piramida 32, (Kufiri i Gjelbër), mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Ai ka qenë bashkë me katër persona të tjerë, të cilët kanë mundur të largohen duke përfituar nga errësira dhe moti i keq. Policia e Korçës është duke punuar për kapjen e tyre.
Ky operacion është zhvilluar në bashkëpunim me policinë kufitare të shtetit grek. /a.s/noa.al/
(Vijon…)
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





