Transmetuar më 04-05-2014, 10:23

Çifti i binjakeve ishin ndarë nga njëra-tjetra, që prej vitit 1936 dhe kanë arritur më në fund të ribashkohen pas shumë vitesh.

Ann Hunt është motra e Elizabeth Hamel, të cilën e ka takuar pas 78 viteve, pasi ajo arriti të adoptohej menjëherë në maternitetin e spitalit ku lindi.

Hunt mbeti në Britani ndërsa Hamel përfundoi në Portland, Oregon, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ato u takuan, të enjten në Los Angeles, pasi Hunt kishte kontaktuar me të vitin e kaluar. Ajo ishte e vetmja prej të dyjave që kishte njohuri se kishte një binjake.

Libri i rekordeve botërore Guiness ka konfirmuar se 78 vjetët e ndarjes ishin më të gjatat që binjakët e deri më tanishëm kishin provuar ndonjëherë. /a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit