Transmetuar më 04-05-2014, 10:06

Mustang ka mbushur plotë 50 vite në treg dhe Ford e ka festuar këtë përvjetor duke mbajtur një event në NewYork, duke prezantuar edhe versionin e veçantë “Mustang 50 Year Limited Edition”, i cili do të prodhohet vetëm në 1964 ekzemplarë, tamam si në vitin e parë të prodhimit të makinës.
Gjatë një prezantimi të makinave në New York, Ford ka treguar makinën mahnitëse në Empire State Building.
Ka qenë pikërisht ky vendi në të cilën është prezantuar Mustangu i parë i vitit 1964, kohë në të cilën , siç tha Bill Ford “mendohej se suksesi ishte i dyshimtë të vinte për gjysmë shekulli”. /a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





