
Tiranë, 4 maj 2014, NOA.al- Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore, për ditën e diel, 4 maj 2014.
“Gazeta Shqiptare” vë në fokus kryesor shkrimin, “PS, zbatim statutit. Arben Malaj: Të mos shtypet debati”.
Tituj të tjerë janë; “Jamarbër Malltezi hyn në politikën aktive, koordinator në PD e Tiranës”.
“U vlerësua si hero, polici arrestohet për rryshfet”.
Gazeta “Shqiptarja.com” çelet me shkrimin, “Urdhër nga PD, anëtarët të tregojnë votat e familjes. Basha në kërkim të tradhtarëve pas humbjes së 23 qershorit: “Çdo votues në zgjedhjet e fundit duhet të anëtarësohet”.
Tituj të tjerë janë; “Kompleksi Dinamo, 10 milionë euro për Park Olimpik”.
“Oficeri i drogës, tradhti policisë për trafikantët”.
“Tahiri: Vrasja e Xhindit, dosja e kompromentuar”.
Gazeta “Koha Jonë” ka si argument kryesor, “Protestat e PD-së, gjumë maj-shtator. Demokratët të papunë, kurse kupola demokrate e zënë prej muajsh me hallet personale dhe thonë: “ ku e kam karrigen unë!”
Tituj të tjerë janë; “Rama takon sportistët elitarë, prezanton Parkun Olimpik”.
“Gerti Bogdani: Një milion shuplakat do të kthehen në një milion shkelma”.
Gazeta “Dita” ka si shkrim kryesor, “Një rrëfim i paautorizuar, për një bisedë me Kadarenë”.
Tituj të tjerë janë; “Sokol Bizhga: Duke nisur nga sot, çdo fundjavë do të pi kafenë në Lazarat”.
“Erion Veliaj: Çdo të ndodhë me ata që janë në prag të pensionit”./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





