
Tropojë, 3 maj 2014, NOA.al- Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri i shoqëruar nga drejtori i përgjithshëm i policisë, Artan Didi, janë takuar ditën e sotme me efektivët e komisariatit të Tropojës.
Sipas burimeve nga kjo ministri bëhet e ditur se ky takim është zhvilluar në kuadër të situatës së rendit dhe sigurisë si dhe për forcimin e luftës kundër krimit kufitar, narkotikëve, armëve dhe kontrabandës.
Në këtë takim, i cili ka zgjatur 90 minuta, ministri Tahiri ka premtuar mbështetje morale, vullnet politik dhe rritjen e investimeve në mjete logjistike në luftën kundër krimit. Në të njëjtën kohe, një grup prej afro 30 ish-policësh të liruar që në vitin 2005 janë mbledhur jashtë komisariatit të Tropojës. Ata kanë kërkuar të takojnë ministrin Tahiri duke shprehur pakënaqësi ndaj emërimeve në polici.
Policët e liruar nga detyra janë shprehur se janë hequr nga puna padrejtësisht në kohën e qeverisjes së Partisë Demokratike dhe se edhe kjo qeveri po i lë në hije./a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





