
Ka qenë duke luajtur me motrën e tij 12 vjeçare në kopshtin e shtëpisë kur një burrë është afruar dhe është përpjekur të përdhunojë vogëlushen. Martin Cobb, 8 vjeç, ka ndërhyrë për të shpëtuar të motrën dhe ka ngelur i vdekur, për shkak se agresori e ka qëlluar me një tullë.
Gjithçka ka ndodhur në Richmond të Virginias, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. vrasësi, një adoleshent me ngjyrë, është arrestuar menjëherë nga policia.
Kur Martin ka kuptuar se djaloshi, i cili mbante në dorë një thikë, donte të lëndonte të motrën, është afruar dhe e ka mbrojtur atë menjëherë. Ka qenë një gjest kurajoz ky, i cili ka shpëtuar 12 vjeçaren nga përdhunimi, por që i ka kushtuar jetën 8 vjeçarit.
Është dashur një goditje e vetme në kokë nga tulla dhe Martin ka humbur jetën.
Nuk ka qenë e thjeshtë për forcat e policisë të gjejnë fajtorin në këtë ngjarje. Përpara se të largohej, adoleshenti, emri i të cilit është mbajtur sekret nga mediat amerikane, ka kërcënuar vajzën dhe e ka udhëzuar atë të tregojë një identikit të ndryshëm nga ai i adoleshentit.
E gjithë Amerika është prekur nga ky gjest i vogëlushit dhe kërkon drejtësi për të. /a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





