Transmetuar më 03-05-2014, 19:28

Është padyshim një ndër këngëtaret më të dashura të skenës sonë. Bëhet fjalë për këngëtaren Aurela Gaçe së cilës edhe një herë iu dëshmua se sa e dashur është ajo për publikun.

Ditën e premte, vetë këngëtarja ka publikuar në faqen e saj zyrtare në rrjetin social ‘Facebook’ një pjesë të një letre nga një djalë i cili është i burgosur.

Në këtë letër ai i shkruan familjes së vetë, ndërkohë që i tregon se mërzinë dhe adrenalinën e gjen tek kënga e Aurela Gaces.

“Kur dua më shumë ta rris adrenalinën dëgjoj këngën e Aurela Gaces, “Boom, brom, boom”. Kjo këngë të bën të ndihesh më i fuqishëm në momente të vështira”, ishte kjo një pjesë prej fjalive që ai kishte shkruar.

Me sa duket,  kjo letër ka prekur këngëtaren e cila e ka postuar në ‘Facebook’, ndërsa pranë fotos ka lënë edhe mbishkrimin.

“E falënderoj shume këdo që e dërgoi këtu …dhe falënderoj djalin i cili gjen adrenalinën e mirë në një nga këngët e mija … ishte prekëse kur e lexova”. /a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit