Transmetuar më 03-05-2014, 18:50

Adriana Lima është ndarë nga bashkëshorti pas 5 vite martesë. Modelja 32 vjeçare e Victoria’s Secret dhe bashkëshorti i saj, Marko Jaric, i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre, duke e publikuar ditën e djeshme në revistën amerikane “People”.

“Pasi e kemi diskutuar shumë gjatë, kemi vendosur se zgjidhja më e mirë është që të ndahemi, pas 5 vite martesë”, shkruhet në People.

“Jemi krenarë që jemi prindërit e dy vajzave të mrekullueshme dhe do të vazhdojmë të jemi për to prindër të mrekullueshëm. Do të jemi shumë mirënjohës nëse do të respektoni privatësinë tonë, duke qenë se ky do të jetë një moment shumë delikat.”, thuhet në një deklaratë të dhënë nga të dy.

Lima dhe Jeric janë martuar në shkurt të vitit 2009, tre vite pas  njohjes së tyre në një festë në Los Angeles. Pak pas martesës, çifti solli në jetë vajzën e tyre të parë, Valentinën, e cila sot është 4 vjeç dhe më pas Siennë, një vjeç e gjysmë. /a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit