
Kanë kaluar disa muaj nga fundi i marrëdhënies me Kristen Stewart dhe mbase ka ardhur koha që Robert Pattinson të nisë një jetë të re. Janë të shumtë fansat të cilët presin ta shikojnë me padurim të lumtur përkrah një femre tjetër, por deri më sot nuk ka pasur asnjë femër, e cila do të mund ta zëvendësojë Stewart.
A mund të jetë së shpejti, kjo bionde që ju po shikoni në foto, fatlumja? Të dy kanë darkuar bashkë në Little Door Restaurant, në Los Angeles. Ata kanë dalë nga restoranti rreth orës një të natës dhe janë munduar t’i shmangen syve të kureshtarëve, duke hyrë me shpejtësi në automjetin e tyre.
Aktori është munduar edhe të fshehë fytyrën nga paparacët, por nuk ia ka arritur. Mbi femrën që e shoqëronte nuk dihet thuajse asgjë. Të gjithë janë shumë kureshtarë. Si quhet? Kush është? Mbi të gjitha, a është ajo mikesha e re e seks simbolit të Hollywood? /a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





