Transmetuar më 03-05-2014, 17:00

Tiranë, 3 prill 2014, NOA.al- Përplasja e një furgoni pasagjerësh me një automjet ka shkaktuar dy persona të plagosur.
Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në kryeqytet. Sipas burimeve në vendngjarje të agjencisë Noa.al, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur tek kthesa e Kamzës. Të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ata janë transportuar në spitalin qytetit ku edhe kanë marrë ndihmën e parë.
Policia, e cila ka mbërritur me shpejtësi në vendngjarje është duke punuar për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti. /a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





