




Tiranë, 3 maj 2014, NOA.al- Kanë dalë emrat e aplikanteve femra fituese për Shkollën Bazë të Policisë, të cilat kanë zhvilluar testin me shkrim pranë Qendrës së Formimit Policor, në datat 2 dhe -3 maj 2014, të cilat gjatë testimit të zhvilluar më parë nuk kishin arritur të grumbullonin mbi 50 pikë, nisur nga kërkesa e akteve ligjore, ku 50% e kandidatëve që pranohen në polici duhet të jenë nga gjinia më pak e përfaqësuar.
Sipas burimeve zyrtare bëhet e ditur se në përfundim të procesit të testimit kanë grumbulluar jo më pak se 50 pikë, duke rezultuar fituese të testimit me shkrim 170 aplikante, nga të cilat 88 aplikante i përkasin ditës së parë të konkurrimit (grupi i parë 47 aplikante fituese dhe grupi i dytë 41 aplikante fituese) dhe 82 aplikante i përkasin ditës së dytë të konkurrimit.
Kandidatet të cilat rezultojnë fituese të testimit me shkrim do t’i nënshtrohen fazave të tjera të konkurrimit, ku në vijim është procesi i testimit fizik. Rezultati i testit me shkrim përbën 50% të rezultatit të përgjithshëm të kandidatit.
Më poshtë, në foto, gjeni listën me emrat e aplikanteve të cilat kanë arritur të kalojnë këtë testim. /a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





