Transmetuar më 03-05-2014, 16:25

Gjirokastër, 3 maj 2014, NOA.al- Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga qytetarin e identifikuar si B.Trako, i cili dyshohet për vjedhje të realizuara në banesat e braktisura.

Sipas policisë, në momentin e arrestimit në flagrancë, këtij qytetari i janë sekuestruar një sasi prej 15  mijë lekësh të reja, disa celularë si dhe sende të ndryshme bakri.

Policia e Gjirokastrës ka bërë të ditur se operacioni është bërë për parandalimin dhe zbardhjen e disa vjedhjeve, të cilat mendohen të jenë kryer nga Trako, me origjinë nga Gramshi.

Sipas bluve të këtij qyteti mësohet se operacioni është realizuar në fshatin Dropull dhe ka qenë i koduar “Endacaku”. /a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit