Transmetuar më 03-05-2014, 15:44

Ndodh shpesh që në shtatzëni femrat të kenë idenë se i kanë këmbët më të mëdha krahasuar me periudhën e mëparshme. Një studim i fundit tregon se kjo nuk është një përshtypje e rastit, por është e vërtetë.

Studimi i zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tregon se si gjatë periudhës së shtatzënisë përmasat e shputës së këmbës tek femra pësojnë modifikime duke ndryshuar madhësinë.

Gjatë këtij studimi u matën përmasat e këmbëve të 49 femrave shtatzënë, në fillim të shtatzënisë dhe në muajt pasues, ku u vu re se në 70% të rasteve këmba zgjerohet dhe zgjatet deri në 10 milimetra.

Sipas drejtuesve të këtij studimi bëhet e ditur se shtimi në peshë që përfshin femrën, ndryshon gjithë trupin e saj. Por kjo gjë ndodh vetëm në shtatzëninë e parë dhe thuajse kurrë në shtatzënitë e tjera./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit