
Tiranë, NOA.al- Sipas MeteoAlb, prezenca e një qendre me presion të ulët atmosferik në Ballkanin Lindor do të bëjë që deri në orët e mesditës vranëisrat dhe shirat të jenë dominuese në të gjithë vendin.
Gjatë pasdites do të ketë dobësim të shirave dhe për pasojë do të shfaqen intervalet me kthjellime. Parashikohet që gjatë natës të ketë përmirësim të motit duke bërë që shirat të largohen nga i gjithë vendi.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat por më e ndjeshme rënia do të jetë në vlerat maksimale.
Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugor dhe Jugperëndimor, kjo do të bëjë që dallgëzimi në det të jetë 2 ballë.
Europa
Vranësirat dhe shirat e dendur do të jenë dominuese në Europën juglindore dhe pellgun e Mesdheut, kjo për shkak të qarkullimit të masave të paqëndrueshme me origjinë Oqeanike. Gjithashtu me mot të paqëndrueshëm do të paraqiten ishujt britanike dhe zona e alpeve, por shirat në këto zona do të jenë në sasi të pakta.
Për sa i përket Europës jugperëndimore, qendrore dhe lindore do të jenë nën ndikimin e motit të kthjellet./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





