Transmetuar më 03-05-2014, 13:58

Tiranë, 3 maj 2014, NOA.al- Deputeti demokrat Keltis Kruja, deklaroi se PD përshëndet Forcat e Armatosura për atë që e quajti marrjen e masave fizike për pamundësimin e fluturimeve të dyshimta në Gjadër, pas informacioneve se kjo infrastrukturë mund të jetë  përdorur nga narkotrafikantët.

Kruja tha se masat e marra do të ndihmojnë në mosdëmtimin e mëtejshëm të imazhit të vendit dhe të Forcave të Armatosura, anëtarë të NATO-s.

Në vijim ai shtoi, “Por betoni në Gjadër dhe në aerodrome të tjera, nuk e mbulon përgjegjësinë e Kryeministrit dhe ministrave të tij në këtë aferë të drogës. Rritja shumëfish e trafikut të narkotikeve siç është evidentuar edhe nga sasitë e interceptuara nga fqinjët tanë,  nuk mund të bëhet pa dijeninë  dhe implikimin e qeveritarëve. Ndaj Partia Demokratike kërkon fillimin sa më shpejt nga puna të të komisionit parlamentar hetimor, në mënyrë që të zbardhet mekanizmi dhe të dalin përgjegjësitë për trafikun e drogës. Hetimi dhe dalja e përgjegjësive është në të mirë të interesit publik, është në të mirë të vendit”.

Sipas tij, ballafaqimi me këtë aferë, mund të prishë rehatinë e Kryeministrit dhe ministrave të tij, por lufta kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve dhe parandalimi i përsëritjes së kësaj dukurie të rrezikshme, janë më të rëndësishme se interesat personale të dyshes Rama-Meta./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit