






20 operacione kirurgjikale për ti ngjarë partnerit të kukullës Barbie, Ken. Braziliani Rodrigo Alves, i moshës 30 vjeçare me banim në Londër, shpenzoi plot 120 mijë euro për të realizuar ëndrrën e tij, por rrezikoi jetën.
Rodrigo u bë i varur nga kirurgjia plastike, thuajse i fiksuar pas perfeksionit estetik si bukuria e kukullës Ken. Ndërhyrje në buzë, ballë, hundë, mollëza e një sërë ndërhyrjesh të tjera, por pavarësisht kësaj nuk u ndal.
Ai rrezikoi seriozisht jetën si pasojë e një infeksioni të rëndë gjatë ndërhyrjes së fundit estetike.
Mirëpo pavarësisht kësaj 30 vjeçari thotë nuk është penduar, “Ken është thjesht perfekt, mashkulli ideal”./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





