Transmetuar më 03-05-2014, 13:08

Thuajse të gjithëve u ndodh që të mos mbajnë mend gjëra, madje as se ku e kanë parkuar makinën dhe zakonisht kur nuk gjendet menjëherë, vijon kërkimi.

Një burrë australian i bindur se i ishte vjedhur makina nga vendi ku e kishte parkuar në një qendër tregtare, lajmëroi policinë duke denoncuar ngjarjen.

Kur agjentët mbërritën në vend, nisën të kërkonon menjëherë duke e gjetur në pak minuta brenda parkimit.

Pas kësaj burri pranoi se ndihej në siklet, pasi ishte pikërisht ai vendi ku e kishte parkuar, por nuk i kujtohej mirë. Ky lajm u konfirmua nga zyrtari i policisë, Garry Smith, duke thënë se të gjithëve iu ndodhin situata të tilla./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit