Transmetuar më 03-05-2014, 12:54

Tiranë, 3 maj 2014, NOA.al- Tre të rinj kanë përfunduar në prangat e policisë së komisariatit nr.2 në kryeqytet.

Siç raporton  Noa.al, të ndaluarit janë Silvio Xhafa 19 vjeç, Ervis Çika 26 vjeç dhe Rigert Yzaj 27 vjeç, të cilët akuzohen për dhunë dhe pengmarrje.

Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë ditës së djeshme ndaj tyre ka bërë kallëzim i riu me iniciale J.H., i cili ka thënë se rreth orës 18.30, për motive të çastit, është marrë me forcë nga Xhafa, Çika dhe Yzaj në makinën me targë TR 5314 T, në pronësi të 27 vjeçarit Yzaj dhe më pas  është kërcënuar duke ushtuar dhunë ndaj tij brenda në automjet.

Në ngarkim të tyre materialet i kaluan Prokurorisë, ndërsa vijojnë hetimet për të zbuluar arsyet e një veprimi të tillë lidhur me veprën penale të “Heqjes së paligjshme të lirisë”./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit