
Fier, 3 maj 2014, NOA.al- Një lidhje e shkuar keq mes dy të rinjve, ka bërë që një djalë nga Fieri të kërcënojë vajzën me të cilën kishte qenë i lidhur, por edhe babanë e saj.
Burime zyrtare nga policia e këtij qyteti i thanë agjencisë Noa.al, se u bë arrestimi në flagrancë i 21 vjeçarit F.K. Ai akuzohet se ka hyrë me forcë në banesën e 18 vjeçares Xh.Z., me të cilën kishte pasur një lidhje dashurie. Djaloshi dhe vajza prej disa kohësh ishin ndarë, ndaj 21-vjeçari ka shkuar tek banesa e saj duke synuar që ta bindte të ktheheshin bashkë.
Policia tha se i riu, më tej ai ka kanosur me mesazhe në telefon babanë e vajzës, duke e kërcënuar familjarisht me jetën.
Pas denoncimit të familjes së kërcënuar, nga ana e uniformave blu u bë ndalimi i menjëhershëm i 21 vjeçarit, ndërsa materialet për këtë rast i kaluan Prokurorisë së Fierit për veprën penale të “Përndjekjes”./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





