
Tallja e një vajze të vogël duke e quajtur bullafiqe apo shumë të shëndoshë, shton rrezikun e obezitetit në fazën e rritjes së saj në masën 60%, nëse këto fyerje dalin nga goja e prindërve.
Një studim amerikan i University of California, në Los Angeles, i zhvilluar mbi 2000 vajza të moshës 10 vjeçare, i mbajti nën vëzhgim deri në moshën 19 vjeçare.
Mbi 90% e vajzave ishin ndier të fyera kur ishin quajtur të shëndosha, nga ana e prindërve apo vëllezërit dhe motrat. Ndërsa kur këto konstatime jepeshin nga shoqet rreziku për tu bërë obeze ishte 40%, ndërsa kur këto fjalë vinin nga prindërit rreziku shkonte në 60%.
“Çrregullimet në sjelljen ushqimore kanë një komponent psikologjik të qartë dhe te shumë fëmijë gjykimi i prindërve lidhur me ta, ka ndikim të drejtpërdrejtë në sjelljen ushqimore. Për ti ndihmuar për të mbajtur peshën nën kontroll është e domosdoshme të shmangen paragjykimet. Shpesh këto gjykime nga ana e prindërve cilësohen si mungesë dashurie”, shprehen drejtuesit e studimit./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





