
Fier, 3 maj 2014, NOA.al- Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, ka vënë në pranga nën akuzën e “Korrupsionit pasiv” tre punonjës të policisë.
Burime zyrtare nga policia i thanë agjencisë Noa.al, se të ndaluarit janë Bledar Naçi, me detyrë N/Specialist për Sektorin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Fier; Benard Fejza, me detyrë N/Specialist për Sektorin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Fier dhe Gramoz Fasko, me detyrë N/Specialist për Sektorin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Fier.
Tre punonjësit e policisë akuzohen se më 28 mars në kundërshtim me përmbushjen e rregullt të detyrës i kanë marrë shtetasit M.F., një shumë lekësh.
Arrestimi i tyre u bë me vendim të Gjykatës së Fierit në bashkëpunim me Prokurorinë e këtij rrethi./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





