Transmetuar më 02-05-2014, 21:18

SHBA, 2 maj 2014, NOA.al- Ndërhyrja ushtarake e Rusisë në Ukrainë "tronditi mitin", se fundi i luftës së ftohtë nënkuptonte edhe përfundimin e pasigurive në Evropë.

Kështu u shpreh sot aSekretari merikan i Mbrojtjes Chuck Hagel. Mes shqetësimeve në Evropë për një agresion më të madh të Rusisë, sekretari Hagel tha se aleanca e NATO-s, duhet të jetë e gatshme të rishikojë parimet bazë mbi të cilat janë ndërtuar marrëdhëniet e saj me Rusinë.  Zoti Hagel nuk dha hollësi të mëtejshme.

Dje, numri dy i aleancës së NATO-s, Alexander Vershbow, tha se Rusia e ka detyruar aleancën ta shohë Moskën si një palë kundërshtare. Sekretari Hagel përsëriti sot thirrjen tashmë të njohur të Washingtonit për vendet anëtare të NATO-s, që ato të shtojnë shpezimet për mbrojtjen. noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit