Transmetuar më 02-05-2014, 20:41

Greqi, 2 maj 2014, NOA.al- Organizata terroriste “Komploti i celulave të zjarrit” merr përsipër vendosjen e lëndës shpërthyese disa ditë më parë, në komisariatin e policisë së Iteas në Greqi, ku u mbajt për disa orë shqiptari Ilia Kareli, para se të dërgohej në burgun e Nigritës, ku gjeti vdekjen.

Në njoftimin e vet, “Komploti i celulave të zjarrit”, shkruan se u zgjodh pikërisht policia e Iteas, sepse aty u është rrahur dhe torturuar i dënuari Ilia Kareli, para se t’iu dorëzohej rojeve të burgut të Nigritas. Sipas organizatës, ajo që ndodhi në policinë e Iteas është fshehur qëllimisht.

“Nëse muret do kishin zë, shëmtisë do t’i vinte turp për veten”, thuhet në njoftimin e organizatës. “Celulat e zjarrit” thonë se këtë herë shpërthimi i bombës dështoi, por në të ardhmen do të ndërmarrin veprime më dinamike.noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit