Transmetuar më 02-05-2014, 17:52

Afro 200 persona janë lënduar, pasi dy trena të metrosë së kryeqytetit Seul në Korenë Jugore, janë përplasur me njeri-tjetrin.
Sipas informacioneve të para asnjëri nga të lënduarit nuk është në gjendje kritike për jetën.
Televizioni i Koresë Jugore ka raportuar se pas kësaj ndeshjeje, një vagon ka dal nga binarët, ndërsa udhëtarët kanë ecur përgjatë hekurudhës për në stacionin më të afërt.
Duket se shumica e lëndimeve janë shkaktuar kur udhëtarët kanë kërcyer nga vagonët e trenave në rrugicat ndërmjet binarëve. /e.gj/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





