





Aktori i njohur Paul Walker,tashmë nuk jeton më. Ai humbi jetën bashkë me një mikun e tij gjatë një aksidenti automobilistik. Walker humbi jetën pikërisht me atë mjet që donte më shumë. Për të treguar dashurinë e tij për makinat, miqtë e Paul kanë bërë publikë koleksionin e makinave që aktori i famshëm kishte në shtëpi.
Paul e ka pranuar edhe vete një vit më parë gjatë një interviste se makinat për të janë një hobi, që tashmë janë kthyer në një biznes real.
Tashmë, pesë muaj pas vdekjes tragjike të tij, koleksioni i veturave të tij ka dalë në shtije, ka raportuar TMZ. Edhe pse veturat kanë qenë pjesë e rëndësishme e identiteti të tij, ato do të dalin në treg, pa u përmendur emri i tij. /e.gj/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





