Transmetuar më 02-05-2014, 15:21

Këngëtarja dhe prezantuesja Eneda Tarifa e bërë nënë rreth një vit më parë me vajzën e saj Aria, e cilëson vogëlushen e cila ende nuk ka mbushur 1 vjeç, si lumturinë më të madhe të saj.

“Vogëlushja ime, molla e syve të mi. Faleminderit Zot për këtë ëngjëll që më ke dhuruar… nëna më e lumtur”, shkruan Eneda në profilin e saj në Instagram, teksa ka publikuar një fotografi të së voglës Aria, ku është fiksuar portreti i saj i cili spikat nga ngjyra e ndezur e një xhupi rozë.

Kujtojmë se për Enedën shtatzënia e Arias dhe momentet pas lindjes së saj, kaluan gjithë kohën në ekran duke prezantuar spektaklin humoristik "Portokalli", ku vetëm për fare pak kohë në momentin e lindjes u shkëput prej tij.

Eneda është e lidhur dhe bashkëjeton prej vitesh me kompozitorin Erjon Zaloshnja, ku si fryt i dashurisë mes tyre lindi edhe Aria./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit