Transmetuar më 02-05-2014, 15:03

Tiranë, NOA.al- Sipas MeteoAlb, deri në mesditë i gjithë vendi do të karakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe vanësirash përjashtuar zonat malore të cilat do të kenë vranësira dhe shira të dobët. Pjesa e dytë e ditës do të sjellë zhvillim të vranësirave duke rrezikuar shira të dobët në të gjithë vendin. Shira më të dendur do të ketë në zonat jugore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë 2 gradë rritje në vlerat e mëngjesit por mesdita do të ruajë vlera konstante të temperaturave në të gjithë vendin. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 37 km/h dhe drejtim Jugor ndërsa dallgëzimi në Adriatik dhe në Jon do të jetë 3 ballë.

Europa

Vendet e Mesdheut si edhe Europa juglindore do të dominohen nga moti i paqëndrueshëm pasi vranësirat dhe shirat do të mbeten prezent në këto vende. Gjithashtu me vranësira dhe shira të dendur do të jetë gadishulli i Ballkanit ku problematike në këto rajone do të jenë rrebeshet e shiut.

Ndërsa pjesa tjetër e kontinentit Europian do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit