Transmetuar më 02-05-2014, 11:38

Fier, 2 maj 2014, NOA.al- Persona të armatosur kanë hyrë në godinën e ujësjellësit në Kafaraj të Fierit, duke vjedhur punonjësit.

Siç raporton Noa.al, në godinën e stacionit të pompimit të ujësjellësit Fier në fshatin Kafaraj, dy persona të maskuar dhe me armë kanë vjedhur me dhunë personelin e ujësjellësit duke u marrë lekët e xhepit, celularët si dhe një mjet autoveture tip “Fiat Punt”.

Pas vjedhjes autorët kanë levizur në drejtim të Levanit nëpërmjet autostrades. Ndërkohë pas denoncimit të bërë nga të dëmtuarit uniformat blu u vunë në lëvizje, duke marrë masa për ndalimin e makinave nga fshati Levan tek dalja e autostradës Levan-Tepelenë.

Gjatë natës së lënë pas mjeti i marrë nga autorët e grabitjes, u gjet i braktisur nga efektivët e policisë së Vlorës në dalje të autostradës Levan- Vlore. Aktualisht vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të grabitjes./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit